Protesta në kryeqytet është përshkallëzuar ndjeshëm, me demonstruesit që kanë depozituar thirrje të forta për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Demonstruesit kanë arritur të hapin portën e Kryesisë së Kuvendit, ku në hyrje të saj është ndezur një zjarr, ndërkohë që flakët kanë përfshirë edhe një ambient biznesi pranë “Kullave Binjake”. Gjatë orëve të tensionit, turma është shpërndarë në disa zona kyçe, nga Kryeministria te Piramida dhe institucionet shtetërore.
Pjesëmarrësit, mes të cilëve ka pasur edhe të rinj, kanë nxjerrë orendi nga institucionet për t'u vënë flakën, ndërsa koshat e mbeturinave janë bërë gjithashtu cak i flakëve në rrugët e kryeqytetit. Policia është detyruar të ndërhyjë masivisht për të shpërndarë qytetarët, duke hedhur gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në drejtim të tyre.
Pakënaqësitë e tubimit lidhen me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke përmendur korrupsionin, skandalet e ndryshme si ai i AKSHI-t dhe SHISH-it, si dhe gjendjen e rëndë të arsimit, kushtet e dobëta në konvikte dhe tarifat e larta.
Lëvizja e studentëve nisi zyrtarisht më 13 tetor 2026, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, duke u shoqëruar me përshkallëzim. Ajo vijoi me bojkotim mësimi që prej orës 09:00 të mëngjesit dhe marshime të reja, duke i shtuar dimensionin protestave që prej 135 ditësh zhvillohen në Tiranë nga qytetarët dhe diaspora.