Protesta e qytetarëve është zgjeruar përtej bulevardit kryesor të kryeqytetit, duke u zhvendosur në zonën e Zogut të Zi dhe pranë Stacionit të Trenit.
Në këtë zonë, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të protestuesve, të cilët nga ana e tyre kanë vënë flakën koshat e mbeturinave. Ndërkohë, në terren janë angazhuar edhe autobotët e ujit për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë në rrugët e Tiranës.