Një protestë e tensionuar po zhvillohet këtë të shtunë, më 18 tetor, në kryeqytet, ku përplasjet e dhunshme dhe incidentet kanë shënuar zhvillime të rënda.
Një person është plagosur dhe gjakosur pasi është goditur nga forcat e rendit. Qytetari u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me tubimin, duke deklaruar: “Nuk kam lidhje me protestën dhe jam rrahur nga policia. Po shikoja punët e mia”.
Për të shpërndarë turmën, efektivët e policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazit lotsjellës. Nga ana e tyre, protestuesit kanë vijuar rezistencën pa u tërhequr.