Situata në kryeqytet është bërë e tensionuar pasi demonstruesit dogjën dy furgonë të bashkisë pranë Rrugës së Durrësit dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve. Protestat janë përhapur në disa pika kyçe të qytetit, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe kanë kryer arrestime.
Gjatë tubimeve, përveç djegies së mjeteve, janë shënuar edhe dëmtime të infrastrukturës rrugore, përfshirë kangjella dhe elementë të tjerë urbanë. Vatra tensionesh janë raportuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Kuvendit dhe në zonën e Rrugës së Elbasanit. Efektivët e policisë po vazhdojnë operacionet në terren për të vënë nën kontroll rendin publik në zonat ku janë shënuar përplasje.