Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Sulmi me dron në Zaporizhzhia lë të vdekur një punonjës, IAEA jep alarmin për sigurinë bërthamore

Një punonjës i centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, territor i mbajtur nga ushtria ruse, ka humbur jetën gjatë një sulmi me dron, sipas njoftimit të Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas agjencisë, i ndjeri ushtronte profesionin e saldatorit dhe ishte i angazhuar në riparime brenda kompleksit më të madh bërthamor në kontinentin evropian. IAEA bëri me dijen se nuk ka ende informacione të hollësishme mbi dinamikën e ngjarjes dhe nuk ka specifikuar se cila palë luftuese mbart përgjegjësinë.

Kreu i organizatës, Rafael Grossi, u shpreh se çdo akt dhune kundër stafit të uzinës atomike është “krejtësisht i papranueshëm”, duke u bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese të përmbahen. Ai shtoi se çdo cënim i sigurisë së punonjësve dhe infrastrukturës rrit rrezikun e një fatkeqësie bërthamore.

Pavarësisht se të gjashtë reaktorët e uzinës nuk janë në punë, ata kanë nevojë për ftohje të vazhdueshme për të parandaluar incidente. Ekspertët e IAEA-s vazhdojnë të jenë të pranishëm në terren për të vëzhguar gjendjen. Ndërkaq, përleshjet e armatosura në rajone të tjera të vendit lanë pas dhjetëra viktima civile të enjten, ku autoritetet ukrainase raportuan 20 të vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa në Dnipro, Kiev, Chernihiv dhe Kremenchuk.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)