Një çast mbresëlënës është shënuar gjatë tubimit pranë Ministrisë së Arsimit në kryeqytet, ku një pjesëmarrës ka shprehur mirënjohjen për mbulimin mediatik që News24 u ka bërë protestave qysh në nisje të tyre.
Qytetari ka vlerësuar televizionin për transmetimin e ngjarjeve, duke qartësuar se grumbullimi në shesh synon përcjelljen e pakënaqësive dhe jo nxitjen e konflikteve.
“E vërteta të thuhet siç është. Mediat e tjera janë të fëlliqura. News24 është media e njerëzve, e popullit. Bravo News24! Duhet raportuar çdo akt dhune”, u shpreh ai, ndërsa protestuesit e pritën me duartrokitje.
Në vijim, folësi ka kërkuar largimin nga dhuna dhe konfliktet, duke shfaqur një lule si shenjë të qetësisë dhe harmonisë.
“Nuk jemi të dhunshëm, unë kam ardhur me lule. Nuk duam gjakderdhje dhe vëllavrasje. Nëse vdes një qytetar këtu, do të bëhet gjaku lumë”, deklaroi ai.