Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë për të reformuar sistemin e mbrojtjes civile, duke i dhënë më shumë fuqi Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe duke përditësuar kriteret e mbështetjes financiare për qytetarët.
Aktualisht, nisma ligjore me 29 nene është hedhur për konsultim publik dhe synon të përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Sipas dokumentit shpjegues, ndryshimet vijnë si pasojë e nevojës për të përmbushur detyrimet e integrimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, si dhe për të rritur gatishmërinë kombëtare në raste emergjencash.
Ndryshimet prekën edhe nivelin vendor. Në vend të detyrimit aktual për të “dëmshpërblejë shtetasit”, projektligji parashikon që njësitë vendore “akordojnë ndihmë financiare për shtetasit e dëmtuar nga fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre”. Relacioni vë inkurajon zgjidhjen e sfidave të zbatimit praktik, përfshirë angazhimin e shtetit dhe parimin e subsidiaritetit.
Për sa i përket dëmshpërblimit, neni 41 mbetet i pandryshuar: bashkitë mbulojnë dëmet përmes fondit të dedikuar, ndërsa kur fatkeqësitë kalojnë 8% të buxhetit vendor, ndërhyn AKMC-ja me vendim të Komitetit të Mbrojtjes Civile.
Roli i AKMC-së bëhet më i gjerë në aspektin operacional, duke marrë funksione koordinuese, mbikëqyrëse dhe duke vepruar si organ qendror blerës për pajisje dhe kontrata me operatorë ekonomikë për infrastrukturën kritike. Gjithashtu, parashikohet ngritja e Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe krijimi i Moduleve të Përhershme që mund të marrin pjesë edhe në misione jashtë vendit, me urdhër të ministrit.
