Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe protestave kundër qeverisë, duke shprehur shqetësimin e tij për dhunën e shfaqur gjatë përplasjeve me forcat e rendit.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, artisti i ka quajtur imazhet si të dhimbshme, ndërsa ka nënvizuar se efektivët e policisë duhet të kenë trajnimin e duhur për të vepruar në mënyrë profesionale sipas çdo situate.
Këngëtari shton se, pavarësisht zemërimit që mund të kenë protestuesit, përdorimi i forcës duhet të jetë profesional dhe konform rrethanave, duke theksuar se ngjarje të tilla duhet të ishin shmangur plotësisht.
“Të dhimbshme këto imazhe! Mund ta imagjinoj deri diku frustrimin, por policët supozohet të mos jenë individë të thjeshtë e të papërgjegjshëm. Ata supozohet të jenë të trajnuar për të reaguar në mënyrë profesionale, sipas rrethanave dhe nevojës.
Situata të tilla do të duhej të ishin totalisht të shmangshme e të panevojshme!”