Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Protestat e të rinjve, mesazhi i Ditmir Bushatit për socialistët dhe situatën në vend

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka bërë një reagim publik lidhur me demonstratat e fundit të qytetarëve dhe të rinjve, të cilat kërkojnë largimin e kreut të ekzekutivit, Edi Rama.

Në mesazhin e tij, Bushati shprehet: "Si prind jam me të rinjtë që kërkojnë një jetë me dinjitet në atdheun e tyre. Si njeri i botës universitare mbështes plotësisht kërkesat e studentëve. E ardhmja do të përcaktohet nga aspirata, revolta dhe energjia e një brezi që nuk pranon të pajtohet me atë çka u ofrohet si normalitet. Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë."

Duke kujtuar kthesat e kaluara historike të vendit, ai thekson se brezi i ri kërkon një shtet tjetër, pasi kundërshton korrupsionin, kriminalizimin e jetës publike dhe përqendrimin e tepruar të pushtetit. Sipas tij, përpjekjet përçarëse, përdorimi i mjeteve të dhunshme policore apo gjuha kërcënuese ndaj qytetarëve nuk mund ta ndalin këtë lëvizje.

Në përmbyllje, ai thekson nevojën që shoqëria, bashkë me Partistinë Socialiste, të përgjigjen me përgjegjësi ndaj sfidave aktuale dhe kërkesave të kohës.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)