Një studente ka ndarë një mesazh të ashpër gjatë protestës së të rinjve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama pas muajsh protestash paqësore që nuk morën vëmendje. E reja shprehu indinjatën e thellë për kushtet ekonomike dhe keqqeverisjen, ndërsa theksoi se të rinjtë nuk do të tërhiqen nga sheshi.
Ajo u shpreh se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kërkoi ndjesë për dëmet eventuale ndaj bizneseve private, ndërsa vuri në dukje kontrastin mes pasurisë së pushtetarëve dhe vështirësive financiare të studentëve. “Bëjmë kulla të bukura. Ku do të arrijmë ta blejmë ndonjëherë kullën e tyre, me 530 mijë lekë në rrogë. Detyrohemi të jetojmë në shtëpi me goca që nuk i njohim fare. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër, studentët nuk ndalen më”, u shpreh ajo, duke shtuar se zëri i tyre nuk mund të mposhtet nga dhuna.