Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Probleme sigurie për sfidën europiane të Egnatias ndaj Midtjylland në “Air Albania”

Egnatia pritet të ndeshet me Midtjylland këtë të enjte në stadiumin “Air Albania” për Conference League, por autoritetet policore shfaqen hezituese për të garantuar mbarëvajtjen e këtij takimi. Përdorimi i gazit lotsjellës jashtë ka prekur hapësirat e brendshme të impiantit sportiv, duke penguar stërvitjen e rregullt të lojtarëve danezë.

Aktualisht, sytë janë drejtuar nga njoftimi zyrtar që do të sqarojë nëse ndeshja do të zhvillohet sipas planit apo nëse do të ketë modifikime. Për klubin e Egnatias, ky duel me rëndësi jetike në arenën ndërkombëtare shoqërohet me ankth dhe dilema të papritura.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)