Tensioni në rrugët e kryeqytetit ka vijuar me intensitet të lartë, teksa demonstruesit janë ndarë në dy zona kryesore mes Kuvendit dhe Bulevardit.
Strukturat e sigurisë kanë ndërmarrë veprime për të vënë nën kontroll situatën, duke përdorur automjete me ujë në presion dhe lëndë lotsjellëse përgjatë akseve rrugore për të shpërndarë turmën e mbledhur.