Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Përleshje të reja mes protestuesve dhe policisë te sheshi “Skënderbej”

Tensioni në kryeqytet ka vijuar edhe më 18 tetor, ku pas incidenteve te bulevardi dhe Bashkia e Tiranës, edhe sheshi “Skënderbej” është bërë dëshmitar i përplasjeve të ashpra mes forcave të rendit dhe protestuesve.

Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa nga ana e tyre, uniformat blu janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës në sasi të mëdha. Megjithëse situata ka qenë e tensionuar, protestuesit kanë vijuar rezistencën e tyre pa u zmbrapsur.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)