Akademikja Ledi Shmaku Shkreli ka dalë në mbrojtje të protestave të studentëve, duke sjellë në vëmendje një rast nga Universiteti i Bolonjës ku pedagogët u rreshtuan krah protestuesve duke mos lejuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Në mesazhin e saj, ajo shprehet se profesorët në institucionin e njohur italian e shpallin hapur bindjen e tyre antifashiste. Ajo sjell ndërmend një tubim studentor, gjatë të cilit trupa akademike bllokoi hyrjet për të siguruar mbrojtjen e të rinjve, ndërkohë që në hapësirat e brendshme po zhvilloheshin ceremonitë e diplomimit.
Ne protestën e fundit studentore, të gjithë kolegët mbyllëm dyert, mbrojtëm protestuesit dhe mbajtëm jashtë policinë. Ndërkohë që brenda vijonte diplomimi i studentëve. Ka qenë një nga pamjet më të bukura të oborreve të brendshme universitare
Në përfundim të reagimit të saj, Shmaku Shkreli shtron pyetjen se kur ka ndodhur që antifashizmi të konsiderohet si një antivlerë.