Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ngjarje tragjike në Kamëz: Ekzekutohen me armë dy persona, vihet në pranga i dyshuari

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur zonën e Kamzës, ku dy persona kanë ndërruar jetë pasi u qëlluan me armë zjarri.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur se uniformat blu kanë kapur dhe prangosur autorin e dyshuar të këtij krimi. Ndërkaq, paraprakisht ekzistojnë dyshime se dy viktimat janë vëllezër mes vete.

Arsyet dhe motivet që sollën këtë përplasje fatale janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)