Forcat e rendit kanë ndërhyrë me dhunë për të shpërndarë protestën e studentëve, duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj të rinjve dhe mediave.
Te hyrja e rrugës së Durrësit, protestuesit kishin ngritur një barrikadë duke përdorur kosha mbeturinash. Përballë kësaj situate, policia u kundërpërgjigj duke përdorur autobotet e ujit dhe një numër të madh efektivësh për të shpërndarë turmën e të rinjve.