Territori ynë do të dominohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën dërrmuese të vendit.
Sipas parashikimeve, vetëm në zonat malore lindore do të ketë vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare deri në mesditë. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina ajo do të forcohet deri në 22 m/s. Për shkak të erës, detet do të kenë një valëzim me forcë 3 deri në 4 ballë.