Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Mjekësia në protestë: Studentët marshojnë drejt Ministrisë dhe kërkojnë largimin e qeverisë

Studentët e Mjekësisë kanë rinisur protestat duke u nisur drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjen “Studentët kërkojnë revolucion”, për të kërkuar ndryshime rrënjësore.

Prej mbi dy javësh, të rinjtë kanë ndërprerë mësimin dhe protestojnë, ndërkohë që krahas sfidave në sistemin arsimor, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pedagogët u janë bashkuar në këtë lëvizje, duke u solidarizuar dhe premtuar mbështetje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ku largimi i kreut të qeverisë mbetet një ndër pikat kryesore të protestuesve.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)