Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryetari i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s i propozon Ramës largimin në Vjenë

Günther Fehlinger-Jahn i ka bërë një thirrje publike kryeministrit Edi Rama që të lërë detyrën dhe të largohet përgjithmonë nga Shqipëria, duke u vendosur në kryeqytetin austriak.

Në nismën e tij, kreu i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidati për president të Austrisë në vitin 2028 ka sugjeruar që autoritetet austriake të shqyrtojnë një marrëveshje të negociuar për tërheqjen e kreut të qeverisë shqiptare pas 13 vitesh në pushtet. Sipas tij, një hap i tillë do të ndihmonte në përfundimin e tensioneve dhe në sigurimin e një tranzicioni paqësor për vendin.

Propozimi përfshin dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, largimin përfundimtar nga Shqipëria dhe vendosjen në Vjenë, në përputhje me legjislacionin e atjeshëm. Kusht tjetër është shkëputja përfundimtare nga jeta politike, pa mundësi rikthimi apo ndikimi në zhvillimet e ardhshme.

Fehlinger-Jahn ka përmendur gjithashtu mundësinë e bisedimeve për mbrojtje ligjore nga ndjekja penale brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se kjo nuk përfshin imunitet për vepra që nuk mund të amnistohen. Ai theksoi se ky është një propozim i tij personal dhe jo një marrëveshje e arritur apo garanci zyrtare nga Vjena.

Në mesazhin e publikuar më 17 tetor 2026, ai kërkoi gjithashtu zgjedhje të besueshme, vëzhgim ndërkombëtar dhe transparencë.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të deklarojë publikisht se nuk do të kandidojë më. Në këmbim, një marrëveshje e negociuar duhet t’u japë fund protestave dhe dhunës në rrugë, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për tubime paqësore”, shkruan Fehlinger-Jahn.

Ai e përmbylli thirrjen e tij me fjalët:

“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)