Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryeministri Rama mbështet policët dhe akuzon Berishën për skenarë të dhunshëm

Gjatë një takimi me strukturat e rendit, kreu i qeverisë Edi Rama shprehu mbështetjen për efektivët e policisë, duke theksuar se ata janë duke mbrojtur institucionet e shtetit dhe hodhi akuza të forta ndaj drejtuesit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kryeministri u ndal te ngjarjet e fundit të protestave, duke u shprehur se opozita kërkon përsëritjen e ngjarjeve të dhunshme. “Bën gjithë ato protesta me molotovë gjithë këto vite. Ata çohen me shufra hekuri dhe godasin policët dhe të ndërrojë jetë ndonjë I mitur, duke ëndërruar 21 Janarin. Që të krahasohet në histori me mua. Ndaj forca që po i rezistoni kësaj lodhjeje, dhe presioni, i jep nder uniformës suaj dhe shteti,” u shpreh ai.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit përmendi situata specifike të përballjes në terren mes punonjësve të rendit dhe protestuesve, ndërsa foli edhe për sfidat ekonomike me të cilat përballen vetë efektivët e policisë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)