Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryeministri Rama kundërshton dorëheqjen ndërsa tensionet përshkallëzohen në Tiranë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka hedhur poshtë kërkesat për largim nga detyra, ndërkohë që qindra studentë dhe qytetarë janë përleshur me autoritetet në kryeqytet.

Demonstratat, të cilat kanë hyrë në ditën e tyre të tretë, pasqyrojnë pakënaqësinë e gjerë lidhur me tarifat e shkollimit, papunësinë dhe dyshimet për korrupsion, si dhe kundër një projekti turistik në bregdet ku përfshihet Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë përplasjeve, protestuesit dëmtuan infrastrukturën urbane dhe hodhën gurë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën në sheshin kryesor.

Në një reagim zyrtar për agjencinë Reuters, Rama theksoi se detyra e tij është të dëgjojë shqetësimet e drejta dhe të çojë përpara integrimin europian të vendit, duke shtuar se dhuna nuk ka lidhje me kërkesat e studentëve.

“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. Alternativa do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

Ndërkohë, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri bëri thirrje për maturi përmes një mesazhi në platformën X, duke nënvizuar se dialogu konstruktiv mbetet e vetmja rrugë për të zgjidhur situatën.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)