Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kapet pas tri ditësh në arrati Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës në Pejë

Pas tri ditësh kërkimesh, Policia e Kosovës ka prangosur Albert Sylajn, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e rëndë të ish-kunatës së tij, Arlinda Zekajt, ngjarje kjo e shënuar më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari u vu në pranga në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në zonën malore të Becit në Gjakovë, ku ishte fshehur gjatë kësaj kohe. Në këtë aksion për kapjen e tij u angazhuan numër i madh efektivësh të policisë, përfshirë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervente (FIT).

Krimi tronditës ndodhi mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kur Arlinda Zekaj dyshohet se u privua nga jeta me sëpatë nga ish-kunati i saj, vetëm pak çaste pasi ishte kthyer nga stacioni i policisë.

Pas ngjarjes, Sylaj u arratis nga vendi i krimit, ndërsa strukturat e Policisë së Kosovës nisën menjëherë aksionin për gjetjen dhe kapjen e tij.

Prgjatë ditëve të kaluara, autoritetet zhvilluan kërkime intensive, ndërkohë që kishte informacione për lëvizje të mundshme të tij drejt Prishtinës apo dyshime se mund të arratisej në drejtim të Serbisë.

Tani e tutje, ndaj të arrestuarit do të ndërmerren hapat e mëtejshëm hetimorë dhe proceduralë, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij krimi ndaj Arlinda Zekajt.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)