Gjatë zhvillimit të një proteste, një qytetar i mbushur me ushqime për shtëpinë është rrethuar nga pesë punonjës të policisë, një ngjarje kjo që ka rënë në sy për pazaktësinë e saj.
Në një deklaratë për mediat, i riu shpjegoi se po ecte drejt banesës kur u ndalua nga uniformat blu, pasi u kishte kërkuar llogari për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj turmës.
“Po iki në shtëpi. Kam qumësht, portokalle, dhallë. U thashë: ‘Po hidhni helm në drejtim të shqiptarëve’, ndaj më morën”, u shpreh qytetari.