Gjatë protestës së zhvilluar pasditen e sotme para Kryeministrisë, në ditën e tetë të revoltave, një manifestues ka pësuar dëmtime fizike në përleshjet me forcat e rendit.
Sipas pamjeve filmike, i riu shfaqet me një plagë në zonën e barkut, e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e përdorimit të një plumb gome.
Gjatë ditëve të fundit, krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion, efektivët e policisë kanë përdorur edhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve.