Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka njohur zyrtarisht Igli Tares me akuzën e pastrimit të parave, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.
Sipas të dhënave të deritanishme, akuza ngrihet mbi dyshimet se është fshehur një pronë, konkretisht një vilë në zonën e Palasës, e cila dyshohet se i takon Belinda Ballukut. Përveç kësaj, gjatë ditës pritet që akuzat t'i komunikohen edhe një grupi biznesmenësh që kanë fituar tendera, identiteti dhe veprat penale të të cilëve mbeten ende të padeklaruara zyrtarisht.
Gjatë një dite më parë, Prokuroria e Posaçme ngriti pesë akuza ndaj Ballukut për shkelje të pretenduara në 15 episode të ndryshme. Konkretisht, ajo akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie në dy raste, si dhe shkelje të barazisë në tendera në nëntë raste të ndryshme. Hetimet vijojnë ende, ndërsa njoftimi i akuzave nuk përbën vendim fajësie.