Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Gjendet trupi i pa jetë pranë lumit Lana në kryeqytet, dyshimet e para për viktimën

Dalin detaje shtesë lidhur me trupin e pajetë të konstatuar gjatë mesditës në afërsi të Gjykatës Penale, pranë brigjeve të Lanës në Tiranë.

Forcat e rendit dhe ekipet mjekësore të urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet e nevojshme.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se i përket shtresës së endacakëve. Trupi është duke u ekzaminuar për të pikasur ndonjë shenjë të mundshme, por deri në këto momente nuk është vërejtur asgjë e dyshimtë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)