Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Gazetari Almer Toska: Rama po transferon para të paligjshme, bizneset e vogla do të shtrenjtojnë çmimet

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat e studentëve, keqmenaxhimin e financave dhe paketën e re fiskale për vitin 2027.

Toska u shpreh se kreu i qeverisë është shkëputur nga realiteti dhe po shmang dialogun me të rinjtë. “Ditët e fundit e kam parë kryeministrin Edi Rama shumë të rënduar psikologjikisht dhe mendoj se nuk ka asnjë kontakt me realitetin. Mundohet ta shohë zyrën e tij si kështjellë, ku i shmanget betejës dhe protestuesve. Një kryeministër që nuk dëgjon rininë e tij dhe nuk reflekton, nuk mund të ketë dialog me të. Ai ofron edhe dialog, edhe kërbaç”, tha ai, duke e ftuar Ramën në një debat publik për t'u ballafaquar me faktet.

Gjatë intervistës, gazetari ngriti pretendime për transferim të fondeve drejt vendeve të Gjirit, duke u bazuar te burime të besueshme, ndërsa akuzoi qeverisjen për korrupsion të përhapur dhe dëmtim të buxhetit të shtetit. “Këtë e kam të dhënë. Të kisha dokument, e nxirrja. E kam nga burime shumë serioze”, deklaroi Toska.

Lidhur me paketën fiskale për vitin 2027, ai paralajmëroi se ndryshimet në pragun e TVSH-së do të rëndojnë rëndë mbi dhjetëra mijëra biznese të vogla dhe do të trembin investitorët e huaj. Sipas tij, detyrimet e reja tatimore do të bëjnë që tregtarët t'i transferojnë kostot te konsumatorët. “Nuk do të ketë ulje të çmimeve të shportës pas kësaj. Këta njerëz që do të paguajnë TVSH-në do t’i reflektojnë te çmimet, të cilat do të rriten. Të gjitha bizneset e vogla do të rrisin çmimet, sepse do të paguajnë taksat dhe gropën e korrupsionit që ka hapur Edi Rama”, përfundoi gazetari.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)