Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Eurodeputeti Rihards Kols kritikon ashpër qeverinë shqiptare për dhunën ndaj studentëve dhe gazetarëve

Anëtari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, Rihards Kols, ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në Shqipëri, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj të rinjve dhe sulmet ndaj mediave.

Në një reagim të tij, Kols ka vënë në dukje kontrastin midis imazhit që Tirana projekton në Bruksel si partnere e besueshme e NATO-s dhe kandidate kryesore për në Bashkimin Europian, dhe realitetit të brendshëm ku forcat e rendit përdorin mjete të tilla si plumba gome, gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese ndaj studentëve e të miturve. Ai shtoi se gazetarët po ashtu dhunohen gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Eurodeputeti theksoi se Bashkimi Europian dhe NATO janë bashkësi demokrash që mbështeten te shteti i së drejtës dhe respektimi i qytetarëve, ndërsa veprimet e deritanishme tregojnë të kundërtën. Sipas tij, qeveria shqiptare po dështon në provën e vlerave, të cilat dëshmohen në vendin tënd.

Kols gjithashtu u shpreh se hedhja e fajit te “ndërhyrja e huaj” për zemërimin e të rinjve ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë përbën një fyerje për ta. Ai kërkoi hetimin e çdo rasti të dhunës policore dhe theksoi se qytetarët duhet të kenë lirinë të vendosin për fatin e tyre.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)