Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ermal Pashaj në News24: Kryeministri kërcënoi arsimtarët dhe studentët, ata që nuk thonë dot 7 fjalë janë në Kuvend

Në një kohë që rrugët e kryeqytetit përfshihen nga përleshje dhe ndjekje të vazhdueshme, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj, gjatë një interviste në emisionin Minuta e Parë në News24, ka hedhur akuza të rënda mbi qeverisjen e protestave qytetare.

Akademiku ka kundërshtuar ashpër presionet e qeverisë kundër të rinjve dhe mësuesve, si dhe përdorimin e efektivëve të policisë për të ndjekur protestuesit nëpër rrugicat e Tiranës.

“Kryeministri Rama kërcënoi studentët dhe mësuesit?! Çfarë është kjo narrativë?! Nuk e kuptoj ndjekjen këmba-këmbës të protestuesve nga policia! Gjithë shteti drejtohet nga një person i vetëm, Rama. Ne si pedagogë protestuam në mbështetje të studentëve. Ata që nuk dinë të thonë 7 fjalë që përmend Rama, Rama i ka në Parlament. Për Ramën pushteti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, u shpreh Pashaj mes të tjerash.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)