Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Donald Trump kërkon që Nju Meksiko të quhet “Amerika e Re”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka hedhur idenë që shteti i Nju Meksikos të riemërtohet në “Amerika e Re”, me argumentin se kjo do të shtonte prestigjin dhe do të sillte përfitime financiare për popullsinë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Truth Social, Trump kërkoi zbatimin e menjëhershëm të këtij hapi, duke vënë në dukje se ky shtet federal nuk duhet të ngatërrohet me Meksikën. “Nju Meksiko duhet ta ndryshojë menjëherë emrin në Amerika e Re. Ne nuk jemi Meksika, ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, u shpreh ai.

Sipas presidentit amerikan, një emërtim i freskët do t’i jepte më shumë peshë dhe vlerë rajonit, duke paralajmëruar gjithashtu shtim të të ardhurave për banorët dhe ngritje të vlerës së banesave, ndonëse nuk solli dëshmi për këto pohime. Në të njëjtin mesazh, ai përmendi sërish pretendimet e tij lidhur me parregullsitë zgjedhore në atë territor, duke aluduar se ky ndryshim mund të shoqërohej edhe me korrigjimin e procesit të votimit.

“Ndoshta edhe zgjedhjet e manipuluara për të cilat njihet Nju Meksiko mund të bëhen përsëri të drejta!”, shkroi Trump, pa paraqitur prova për pretendimin e tij. Kjo nuk është hera e parë që kreu i shtetit e sjell në vëmendje këtë propozim, i cili më parë ka nxitur reagime nga rrethet politike.

Kjo nismë përfshihet në përpjekjet e tij për të ndryshuar emërtimet gjeografike që lidhen me shtete të tjera, siç është rasti i Gjirit të Meksikës. Pavarësisht kësaj, një ndryshim i tillë emri nuk realizohet vetëm me urdhër të presidentit, pasi një procedurë e tillë kërkon hapa të rreptë ligjorë dhe kushtetues, ku përfshihen organet federale dhe autoritetet e vetë shtetit.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)