Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar ndaj protestave të studentëve e pedagogëve në Tiranë dhe ftesës për dialog nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe se vendi mund të përparojë pa të në krye të qeverisë.
Në reagimin e tij të gjatë nga Prishtina, Lajçi kritikon ashpër mënyrën se thekson se pas 13 vitesh pushtet, kërkesa e qytetarëve nuk është dialogu, por largimi i tij. Ai e akuzon kreun e qeverisë se organizoi një shfaqje me karrige të kuqe përpara Kryeministrisë, në vend që të ballafaqohej drejtpërdrejt me studentët dhe pedagogët. Aktori shton se ka 50 vjet që flet me karriget e teatrit, duke iu drejtuar me tone kritike për zhvillimet e fundit dhe lidhjet e qeverisë.
Lajçi nënvizon se pakënaqësia nuk vjen vetëm nga të rinjtë, por edhe nga prindërit e tyre, artistët, shkrimtarët dhe poetët. Ai përmend se kryeministri nuk u distancua kurrë nga figura të caktuara të qeverisë dhe se Shqipëria nuk do të mbetet pa udhëheqje, duke përmendur se ka djem e vasha që e duan atdheun.