Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Berisha: Policia zbatoi skenar sulmi në PD, Rama do të përfundojë në qeli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ngjarjet e ndodhura pranë selisë blu, duke akuzuar uniformat blu për sjellje çnjerëzore dhe helmim të të rinjve me gaz lotsjellës.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për një plan të mirëfilltë për të mësymur selinë e Partisë Demokratike. Ai tha se efektivët kanë ndërhyrë dhunshëm në oborr, ku ndodheshin mbështetës të opozitës, pa pasur asnjë shkak apo provokim paraprak. "Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së," u shpreh ai.

Kryetari i PD-së shtoi se sasitë e gazit të hedhura ishin të jashtëzakonshme, duke helmuar qytetarët, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se fati i tij është qelia e burgut. "Edi Ramën e pret qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë," u shpreh ndër të tjera Berisha, duke paralajmëruar gjithashtu se nesër do të mbahet një ditë mosbindjeje civile për rrëzimin e narko-shtetit.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)