Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Berisha fton qytetarët në protestë: Të dënojmë dhunën shtetërore ndaj studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një bashkim gjithëpërfshirës në mbrojtje të kauzës studentore, pas incidenteve të dhunshme të ndodhura para Ministrisë së Arsimit në kryeqytet.

Në mesazhin e tij, lideri i opozitës e cilësoi reagimin e forcave të rendit si një akt barbarie dhe terrori të pashembullt ndaj të rinjve, gazetarëve dhe qytetarëve paqësorë, duke e krahasuar atë me ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990. Berisha theksoi se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për lëndimet dhe dhunën e ushtruar gjatë tubimit.

“Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër shtazore të regjimit ndaj rinisë studentore që nga dhjetori ’90 e gjer sot,” u shpreh ai ndër të tjera.

Duke e konsideruar këtë situatë si shprehje të frikës së qeverisë ndaj zërit universitar, ai ftoi të gjithë qytetarët, prindërit dhe aktivistët që të bashkohen nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, për të mbështetur të rinjtë dhe kërkesat e tyre.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)