Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Lapaj akuzon Ramën për inceneratorin e Tiranës: Pranoi firmën, por impianti mungon

Udhëheqësi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e inceneratorit të kryeqytetit.

Gjatë një interviste në emisionin “Prime News24” në News24, Lapaj pohoi se Rama ka pranuar firmosjen për inceneratorin, ndërkohë që sipas tij ky objekt nuk ekziston në terren. Ai e cilësoi këtë situatë si një problem madhor që prek drejtpërdrejt menaxhimin e fondeve publike. Gjatë bisedës, ai solli në vëmendje edhe një pretendim tjetër, duke thënë se më 9 nëntor shteti shqiptar i ka kaluar një pagesë prej 35 mijë eurosh kompanisë që nuk ka ngritur inceneratorin. Më tej, Lapaj përmendi edhe koncesionin e Check-Up si një nismë tjetër të dështuar, duke kërkuar llogaridhënie për vendimet që kanë dëmtuar buxhetin. Sipas tij, verifikimet e deritanishme kanë nxjerrë në dritë shkelje të shumta dhe kërkohet përcaktimi i përgjegjësive.

“Pas firmës fap fap doli që nuk ka incinerator. Inceneratori i Tiranës nga godina e Kryeministrisë nuk është më larg se 10 km në vijë ajrore. Ky është njeriu që i kemi besuar buxhetin e shtetit…I kemi dhënë çelësin. Pati edhe debat publik. A nuk u bë kurioz kur të gjithë i thonë mungon? Në datën 9 nëntor Republika e Shqipërisë i ka paguar kompanisë që nuk e ka ndërtuar inceneratorin 35 mijë euro. Kjo nuk është e qartë sepse po të ishte e qartë do ta kishin arrestuar. Këtu bëhet fjalë për një njeri që në çdo drejtim që është hetuatedhe po hetohet po del shkelje është e pamundur që të mos ketë lidhje”, u shpreh ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)