Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Klodiana Lala përmend disa çështje kyçe: Nga Aeroporti i Vlorës te Porti i Durrësit

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në vëmendje disa nga çështjet dhe hetimet më të rëndësishme që lidhen me nismat e mëdha publike në vend. E pranishme në emisionin “Prime News24” në News24, ajo trajtoi tema si Aeroporti i Vlorës, çështjet e AKSHI-t dhe SHISH-i, inceneratorët dhe nisma për Portin e Durrësit.

Lala vuri në dukje nevojën për llogaridhënie dhe hapësirë në vendimmarrje, duke ngritur dyshime mbi zyrtarët që kanë hedhur firmën mbi këto kontrata. Vëmendje e veçantë iu kushtua impiantit të Tiranës, për të cilin ajo deklaroi se mund t'i shkaktojë buxhetit të shtetit një dëm deri në 400 milionë euro, ndërkohë që mungojnë ende përgjegjësit penalë nga radhët e drejtuesve të lartë.

Gjithashtu, gazetarja përmendi vendimet e qeverisë lidhur me bonuset e dhëna për një kompani që e quajti fantazmë, ndërsa në terren, në Sharrë, impianti nuk ekziston. “Aeroporti i Vlorës është nën hetim. Kemi skandalin e AKSHI, të SHISH, skandali me inceneratorët që janë dhënë miliona dhe nuk ke incenerator. Ne kemi Portin e Durrësit që ndoshta është ndër aferat më të rënda dhe vendi jonë rrezikon të mbesë pa port. Kush e ka firmosur Portin e Durrësit? Kush e ka firmosur inceneratorin e Tiranës? Inceneratori i Tiranës, Ende nuk ka zyrtarë të lartë të marrë përgjegjësi penale…Sipas të dhënave rrezikon të na kushtojë deri në 400 mln euro…Këshilli i Ministrave ka firmosur një vendim, ka futur 17 vendime i ka dhënë bonus një kompanie fantazmë dhe ndërkohë shkon në Sharrë dhe nuk ke incenerator”, u shpreh ajo.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)