I ftuar në emisionin “Prime News24”, gazetari Basir Çollaku ka sjellë akuza të rënda lidhur me dosjen “Albanian Files” dhe komunikimet që, sipas tij, implikojnë kryeministrin Edi Rama në menaxhimin e pronave publike dhe projekteve arkitekturore.
Çollaku u ndal te bisedat e bëra publike mes kreut të qeverisë dhe arkitektëve të huaj, duke theksuar se prona publike nuk mund të trajtohet si pronë private. “Janë publikuar komunikimet e kryeministrit me arkitektë: ‘Hajde këtu, merr këtë’. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon”, deklaroi Çollaku, i cili shtoi se ka dyshime për lidhjet e këtyre arkitektëve me biznese në vend.
Gjatë bisedës, ai përmendi shifra dhe çështje të tjera, duke kërkuar një strukturë të posaçme hetimore: “Kemi 1.2 miliardë euro pretendime abuzimi për ish-zv.kryeministre të pandehur, 30 të pandehur. Kemi gjysmën e buxhetit të dyshuar për vjedhje. Me 150 të pandehur dhe mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ajo është e tillë. Janë 5 shtete kërcasin paratë e shtetit shqiptar…SHISH policia të dy drejtuesit të lidhur me organizatë kriminale dhe këtu del se zotëria që propozon dhe emëron nuk ka dijeni. Duhet një SPAK vetëm për godinën e Kryeministrisë, ata kanë përballë edhe pushteti, politikën edhe mafien. Kanë ngarkesë të madhe”, tha ai.
Gazetari shtoi gjithashtu se ekzistojnë porosi të qarta në komunikime lidhur me shpërndarjen e kontratave dhe tenderëve publikë.
“Duhet një SPAK vetëm për kryeministrit. Ajo që po ndodh me SPAK më duket mirë me vjehrrën, mirë me burrin. Janë publikuar komunikimet te kryeministri me arkitektë hajde këtu merr këtë. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon. Nëse i delegon një bakshish x arkitekti. Ka arkitektë që janë lidhur me biznes gri në të zezë. Në janar të 2022 u theksua nga Dumani se u regjistrua procedimi penal për McGonigal. Në atë padi është Balla, Gjiknuri, Rama, Veliaj. Në 5 vite nuk është marrë për dëshmi as dhe njëri. Firmos për një kompani fantazëm që nuk ekziston. Si nuk e thërret prokuroria? Me Ballukun ka porosi pafund, jepja këtij jepja atij. Porosi të kryeministrit që shpërndahen për tenderë publikë. Mjafton një pjesë e dukshme e komunikimeve përgjimeve, ka dhe përgjimeve të shëndetshme te SKY Encro. Nëse kujtojmë një nga deklarimet e Ramës, do dëgjoni tha se do flasin për mua në përgjimet e Encro takoni të gjatin. Dy persona përmenden 80% në Encro Edi Rama, Taulant Balla.”, shtoi ai.