Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Hetimet e SPAK ndaj SHISH, Lala: Verifikohen llogaritë e Vlora Hysenit dhe dërgohen letërporosi jashtë vendit

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të publike detaje të reja lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe dyshimet për korrupsion.

Gjatë një paraqitjeje në media, Lala bëri me dije se Prokuroria e Posaçme po shqyrton mundësinë që fondet e dyshimta të kenë burim veprimtarinë kriminale pranë AKSHI-t, ndërsa po hetohen gjithashtu edhe familjarët e Hysenit. Më tej, ajo shtoi se autoritetet kanë përcjellë letërporosi në drejtim të Gjermanisë dhe Kosovës me qëllim kontrollin e gjendjes së llogarive bankare.

Ndërkohë, po vijon marrja në pyetje e dëshmitarëve, ndërsa lidhur me dy transferimet e parave, Orest Sota ka pohuar se ato i përkasin një nisme projektqëllimi. Gazetarja nënvizoi se krahas çështjes personale të Hysenit, mbetet shqetësuese gjendja e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ndikimi i këtyre ngjarjeve.

“SPAK ka dyshime që mund të jenë para të përfituara nga aktiviteti kriminal në AKSH dhe për këtë arsye është duke hetuar rolin e zonjës Hyseni, nëse është e përfshirë në veprën penale të korrupsionit dhe po ashtu edhe familjarë të saj. Janë nisur letërporosi drejt Kosovës dhe drejt shtetit gjerman për të verifikuar të gjitha lëvizjet e llogarive. Janë duke u pyetur personat, për dy transferta zoti Orest Sota kanë pretenduar që kanë të bëjnë me një projekt. Dyshimet janë për momentin të tilla. Përtej emrit të Vlora Hysenit duhet të na shqetësojë se ku ka përfunduar SHISH, sa dëm i është shkaktuar vendit? Përse kryeministri nuk ka ende një kandidaturë konkrete për ta vënë në krye të SHISH? Sot zoti Rama do duhet të ketë një kandidaturë”, tha ajo.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)