Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Trupat britanike në Ukrainë do të lejohen të qëllojnë në vetëmbrojtje ndaj agresionit rus, sipas The Times

Rreth 3 mijë ushtarë nga vendet e "Koalicionit të të Vullnetshmëve" do të bëjnë stërvitje në Poloni, si përgatitje për një dislokim të mundshëm në Ukrainë pas një armëpushimi.

Sipas gazetës britanike “The Times”, Forca Shumëkombëshe për Ukrainën (MNF-U) mund të vendoset në terren brenda 30 ditëve nga arritja e paktit të paqes. Përfaqësuesit perëndimorë e cilësojnë operacionin si mbrojtës, por nënvizojnë se personeli ushtarak do të gëzojë të drejtën e kundërpërgjigjes me armë nëse trupat ruse ndërmarrin sulme ndaj kontingjentit ndërkombëtar.

Megjithatë, trupat e angazhuara mund të jenë ndjeshëm më pak se ç'kërkon Kievi për të siguruar mbrojtjen dhe për të parandaluar një agresion të ri nga Moska. Në fazën e parë, ekspertët ushtarakë britanikë kishin hedhur idenë e dërgimit të rreth 64 mijë efektivëve në territorin ukrainas, shifër kjo shumë më e lartë sesa rreth 3 mijë ushtarët e parashikuar për stërvitjen në poloni.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)