Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ngjarje e rëndë në Indi: Fqinji akuzohet për vrasjen e 3-vjeçares dhe u shtir si kërkues

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka mbytur një fëmijë trevjeçar, duke u hequr më pas sikur ndihmonte në kërkimin e vogëlushes.

Krimi u shënua në një fshat të distriktit Hamirpur, në shtetin Uttar Pradesh. Sipas autoriteteve policore, i dyshuari e kishte marrë vajzën ndërsa ajo luante afër banesës së tij dhe e kishte dërguar në një fushë aty pranë. Trupi i pajetë u zbulua mbrëmjen e së dielës, më 1 nëntor, në një zonë rurale, me shenja dhune në qafë.

Hetuesit besojnë se 30-vjeçari u mundua të humbiste gjurmët e krimit, duke ikur përkohësisht nga vendi i ngjarjes e më pas duke u kthyer për të marrë pjesë në kërkimet bashkë me familjarët e viktimës. Pas gjetjes së trupit, banorët vendas ngritën bllokada dhe hodhën gurë ndaj mjeteve të policisë për të penguar transportimin e trupit drejt morgut, duke dëmtuar gjashtë makina zyrtare përpara se rendi të rivendosej nga përforcimet.

I dyshuari përfundoi në pranga, mirëpo gjatë shoqërimit ai bëri përpjekje për t'i ikur efektivëve dhe raportohet se përdori një armë të improvizuar duke qëlluar drejt tyre. Policia u kundërpërgjigj me armë duke e plagosur në gjymtyrë. I plagosuri u shtrua në spital nën ruajtje të rreptë, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë dhe po hetojnë rastin sipas legjislacionit për mbrojtjen e të miturve.

Ngjarja në vendin aziatik pason një skandal tjetër të ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një ish-punonjës i Disney World që dikur ka luajtur rolin e Mickey Mouse u arrestua gjatë një aksioni kundër krimeve ndaj të miturve në Florida. Colin Clacko, 25 vjeç, ishte ndër 281 të ndaluarit në operacionin e ndërmarrë, ndërsa autoritetet amerikane konfirmuan se në mesin e tyre kishte edhe persona të tjerë të lidhur me kompaninë e njohur.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)