Autoritet Portual Durrës ka pësuar ndryshime në drejtim, pasi Liburn Aliu ka paraqitur dorëheqjen nga ky funksion, ndërsa në vend të tij është caktuar Andrea Shllaku.
News24 raporton se Andrea Shllaku ka marrë drejtimin e Autoritetit Portual Durrës, duke zëvendësuar Liburn Aliun, i cili u largua nga institucioni pas pak më shumë se një viti në këtë detyrë. Shllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes dhe dikur Drejtor Kabineti pranë APD-së në periudhën kur drejtohej nga Pirro Vengu, merr tashmë drejtimin e portit më të madh në vend.
Me origjinë nga Shkodra, drejtuesi i mëparshëm Liburn Aliu ishte caktuar në këtë detyrë gjermanisht kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë drejtohej nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Ndërkohë, Shllaku ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes për vetëm katër muaj, duke u larguar në fillim të muajit prill me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa më parë ka Shërbyer edhe si Këshilltar i Jashtëm për Infrastrukturat Portuale pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Andrea Shllaku ka kryer studimet në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, ku ka përfunduar Administrim Biznesin dhe zotëron një Master Shkencor në Menaxhim Financiar dhe Politikat Europiane nga Qendra Universitare e Studimeve Europiane pranë Universitetit të Lorenës në Francë. Ai njihet si profesionist me përvojë në administratën publike, menaxhimin financiar, menaxhimin e projekteve, logjistikën portuale dhe procedurat doganore të import-eksportit.