Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Marrëveshja e re e naftës mes Trump dhe Putin, Kievi shpreh pakënaqësi

Marrëveshja e re e naftës mes Trump dhe Putin, Kievi shpreh pakënaqësi

Presidenti Donald Trump njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Moskën për të rritur dërgesat e naftës në tregjet ndërkombëtare, vendim ky që ka zemëruar Kievin. Ky zhvillim vjen në një kohë kur diplomatët evropianë dhe ukrainas ndodhen në Miami për bisedime paqeje.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur përmes një postimi në Truth Social se ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për dërgimin e menjëhershëm të mbi 300,000 tonë karburant, ndërsa shtoi se do të dërgohen edhe 500,000 tonë në nëntor dhe 1,000,000 tonë më pas.

"I have just concluded a highly successful discussion with President Vladimir Putin, of Russia, wherein it was agreed that Russia will immediately supply over 300,000 Tons of Diesel Fuel to the American and Global Marketplace, another 500,000 Tons during the month of November, and 1,000,000 Tons immediately thereafter," shkroi Trump.

Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër Moska do të dërgojë 3,000,000 tonë naftë, çka do të ndihmojë në uljen e shpejtë të çmimeve për qytetarët amerikanë dhe globalisht.

Nga ana e tij, Departamenti i Hazinit njoftoi se Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja ka lëshuar një licencë të përkohshme për të mundësuar hyrjen e naftës ruse në treg.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ashpër në platformën X, duke e quajtur lehtësimin e sanksioneve një dobësi. "Gifts to Putin will not bring peace or any benefit to the civilized world. Russia will repay the diesel with further terror and perfidy. Allowing Russia to sell petroleum products is an investment in a war that must be ended, not prolonged. What is needed is real de-escalation with Russia on a reciprocal basis," tha ai.

Zelensky shtoi se vendi i tij ka diskutuar me të dërguarit e administratës amerikane, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, mbi mundësinë e hapave reciprokë të de-përshkallëzimit, duke përmendur se Kievi nuk do të sulmojë rafineritë ruse nëse infrastruktura energjetike ukrainase nuk shkatërrohet.

Kremlini konfirmoi se gjatë bisedës u diskutua për tregjet e energjisë. "The Russian side confirmed its readiness to supply oil and petroleum products to the U.S. and global markets. I am confident that this will have a positive impact on the global economy as a whole," citohet të ketë thënë Putin.

Ndërkohë, sipas të dhënave, sulmet ukrainase kanë ulur kapacitetin e rafinerive ruse deri në 60% gjatë verës, ndërsa tregu global ka ndjerë rënie të ndjeshme të kapacitetit për shkak të konflikteve dhe kufizimeve të tjera ndërkombëtare.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)