Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Çepani e quan lëvizje rinore: Kuvendi duhet shpërndarë, ministrat të jepni dorëheqjen

E ftuar në një emision televiziv, aktivistja Edlira Çepani e ka cilësuar situatën aktuale si një revolucion të të rinjve, ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen e kreut të shtetit dhe lëvizje të forta politike.

Sipas saj, Presidenti i Republikës duhet të veprojë mbi bazën e përgjegjësisë ligjore dhe morale që mban. Ajo i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe të udhëheqë tryezën e dialogut mes palëve, duke shtuar se kreu i qeverisë duhet të kishte ndalur dhunën në momentin që ftoi për bisedime.

Në rast se kryeministri nuk largohet nga detyra, Çepani sugjeroi si alternativë largimin e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar për të shmangur tensionet. “Zgjidhje ka shumë. Mund të shkrihet parlamenti psh. Presidenti mund të vihet në lëvizje. Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë dhe është kompetenca sa ligjore, aq edhe morale e kreut të shtetit. Kur kryeministri ftoi për dialog, duhet të ndalte dhunën”, u shpreh ajo, duke përsëritur se “Nëse nuk e jep dorëheqjen kryeministri, të japin dorëheqjen disa ministra, që të ulësh gjakrat”.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)