Tregu vendor i valuto-këmbimit paraqitet me ndryshime për monedhat kryesore, ku dollari amerikan këmbehet me 80.4 lekë në blerje dhe 81.5 lekë në shitje.
Sipas të dhënave, euro do të sigurohet në treg me 90.4 lekë dhe do të jepet me 91.2 lekë. Ndërkaq, franga zvicerane regjistrohet në vlerën e 98 lekëve për blerje dhe 99.2 lekëve për shitje. Për sa i përket paundit britanik, ai do të blihet me 108 lekë dhe do të shitet me 109 lekë.