Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal lidhur me çështjen “Albanian Files”, ndërkohë që janë sekuestruar dosjet përkatëse pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHT).
Kështu bëri të ditur gazetarja e News24, Klodiana Lala, e cila shtoi se në kuadër të hetimeve do të pyeten arkitektët rreth mënyrës së dorëzimit të projekt-ideve, miratimit të tyre dhe mundësisë së shfaqjes së parregullsive. Ajo theksoi se përgjegjësia për këtë çështje, sipas saj, duhet të kërkohet te kryeministri Edi Rama.
“SPAK pasi ka regjistruar procedimin penal janë marrë projekte dhe është parë si është vepruar me to,” u shpreh ajo, duke shtuar se po bëhet sekuestrimi i dosjeve në AZHT dhe do të kërkohet dëshmia e arkitektëve për të zbardhur procedurat e ndjekura.
Lala shtoi gjithashtu se “Ky hetim ka shumë sfida, është folur mbi stararkitektët por mbi këta është zoti Rama. Nëse do ketë një person që do të mbajë përgjegjësi penale ai është Rama. Ka dyshime të forta për mënyrën si është vepruar. A është vepruar me klientelizëm?”