Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

E kaluara kriminale e Robert Dukës: Nga arratisja e bujshme në Greqi te grabitja e bankës në kryeqytet

I dyshuar për grabitjen e një banke në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, Robert Duka rezulton me një të kaluar të errët edhe në Greqi, ku ka qenë në shënjestër të autoriteteve për disa grabitje të armatosura.

Në vitin 2010, ai u prangos bashkë me tre shtetas të tjerë shqiptarë si pjesë e një organizate kriminale aktive në rajonin e Atikës. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, ky grup dyshohet se ka kryer 28 grabitje me armë në supermarkete gjatë harkut kohor 2007-2010, duke siguruar një përfitim total prej më shumë se 1.2 milionë eurosh.

Pas prangosjes, Duka u transferua në qeli, por në vitin 2016 mundi të arratisej nga burgu i Tirinthës në shoqërinë e të burgosurve të tjerë. Ai mbeti në kërkim për afro dy vite, derisa u zbulua dhe u kap sërish nga policia greke në vitin 2018 pranë pikës kufitare të Kapshticës.

Në vitin 2019, atij iu dha liria me kusht. Ndërkohë, pas ndalimit të fundit në territorin shqiptar, Robert Dukës pritet t'inspehkohet pasuria përmes një hetimi pasuror nga Policia e Tiranës, për të zbardhur prejardhjen e aseteve që mund të figurojnë në emrin e tij.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)