Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike dëshminë e një sipërmarrësi nga Vlora gjatë emisionit “Prime News24”, i cili ka denoncuar kushtet dhe shpenzimet e kërkuara për një projekt investimi.
Sipas dëshmisë së transmetuar nga gazetarja, biznesmeni kishte paguar paraprakisht 350 mijë euro për një arkitekt dhe kishte rënë dakord për një pagesë shtesë prej 200 mijë eurosh pas mbylljes së punës. Megjithatë, kur aplikimi u dorëzua pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), atij iu bë e ditur se ishte e detyrueshme të angazhonte arkitektë të përcaktuar nga kreu i qeverisë.
“Për një projekt pagova një arkitekt 350 mijë euro kapar dhe do të paguaja 200 mijë të tjera pas projektit. Kur e çoj projektin në AZHT, më thonë se duhet të merrja arkitekt nga ata që janë caktuar nga kryeministri. Më shkoi i gjithë projekti 2.4 milionë euro”, thuhej në mesazhin e bërë publik nga Lala.