Gjatë një interviste televizive, ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi deklaroi se agjencitë e huaja kanë qenë në dijeni të plotë të paligjshmërive të lidhura me ish-kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni.
I ftuar në emisionin "Në Shënjestër", Prençi u shpreh se ndalimi i Hysenit erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis strukturave partnere dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK. Sipas tij, partnerët dhanë informacionet e duhura mbi veprimtarinë kriminale të Vlora Hysenit, duke bërë të mundur ndërmarrjen e hapave ligjorë.
Gjithashtu, ai solli në vëmendje edhe rastin e Ergys Agasit, duke theksuar se ky i fundit ra në pranga pasi u shkëput nga rrjeti i të dhënave që siguronte më parë përmes SHISH-it.